Taravari për shumicën e re: Presim të na bashkohen edhe deputetë tjerë


Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka konfirmuar për Alsat se është arritur shumicë e re.
Ai madje ka shtuar se pritet që të bashkëngjiten edhe deputetë të tjerë.

“Mund tu them se është arritur shumicë e re prej 61 deputetë, nesër pritet të na bashkohen edhe më shumë deputet”, ka deklaruar Taravari.
Ndërkohë kreu i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickovski, ka publikuar foto ku duken përfaqësues të ASH-së, Lëvizjes Besa, Alternativës dhe partisë “E Majta”.
Theksojmë që OBRM-PDUKM ka 44 deputetë, koalicioni ASH-AAA kanë 12, Lëvizja Besa 3 dhe “E Majta” dy deputetë.