Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi nëpërmes një statusi në “Facebook”, ka reaguar pas lajmit se po formohet shumicë e re pa BDI-në.
Azizi tha se zyrtarët e kreu i BDI-së nuk e dëgjuan sygjerimin miqësorë të Kasamit të largohet si fitues po tash nga skena politike do largohet si humbës.
Postimi i plotë:
Sugjerimi miqësor i kryetarit Bilall Kasamit për të shkuar në pension u kthye në sulm harbut ndaj Lëvizjes BESA.
Ashtu siç u thanë dorëzonja kalanë (Tetovën) miqësisht se do të turpëroheni nuk dëgjuat, tani do të ju ndodh e njejta. Do të largohesh nga skena politike si humbës dhe i turpëruar!
GAME OVER!