Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 10 vdekje, u shëruan 320 pacientë, ndërsa u regjistruan 606 raste të reja nga 3257 testime të kryera.
Në Shkup ndërruan jetë pesë pacientë (69, 71, 79, 81 dhe 82v), dy nga Velesi (68 dhe 69v). Ministria sqaroi që sot u regjistruan edhe tre pacientë që ndërruan jetë nga 20 gushti deri më 4 nëntor: një nga Shkupi, Kumanova dhe Gostivari.
Ndryshe numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 205.022, numri i të shëruarve është 190.266, numri i të vdekurve është 7.204 dhe numri i rasteve aktive është 7 552. U realizuan 1.400.249 testime.