Kryeministri Zoran Zaev sot në partinë LSDM ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të partisë.
Sipas statutit të partisë, me dorëheqjen e liderit Zaev në dorëheqje është tërë kryesia e LSDM-së.
Zaev më parë theksoi se mbetet në qëndrimin se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ngase siç ka theksuar, kanë mbetur edhe dy vite e gjysmë për të punuar ndërsa benefit do të ketë i tërë shteti.
“Do të mbetem në periudhën përderisa do të ketë nevojë të ndihmojë, të riorganizohet qeveria e re me shumicën progresive e cila është dhe ekziston, ndërsa mund edhe të shtohet”, tha Zaev.