Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e eksportit për 26.3 përqind dhe importit për 30.4 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar-shtator të vitit 2021, është 5 126 659 000 euro dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje prej 26.4 %. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjtë, është 6 972 904 000 euro, që është për 30.5 % më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Raportohet që deficiti tregtar për këtë periudhë ka qenë 1 846 245 000 euro.
“Në periudhën janar-shtator të vitit 2021, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën”, raportojnë nga Enti.
Në eksport dallojmë katalizatorët, derisa në import dallojmë platinës dhe lëgurat e platinës.