Pas disfatës në Prilep, jep dorëheqje Goran Sugareski


Ish-deputeti dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski bëri të ditur se do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në LSDM pas humbjes në rreth të parë në zgjedhje lokale si kandidat për kryetar në Prilep.

Sugareski po ashtu thotë se nuk do të kthehet në pozitën drejtor i Drejtorisë Doganore.
“Për shkak të përgjegjësisë morale për mossuksesin në zgjedhje lokale, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror, jap dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të LSDM-së”, shkrun Sugareski.
Kryerja e funksioneve të larta partiake dhe shtetërore, ndër të tjera, shkruan Sugareski, nënkupton përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe anëtarëve të partisë sonë.

“Në këtë drejtim, dorëheqja është kontributi im për konsolidim sa më të shpejtë të partisë dhe rikthimin sa më të shpejtë në rrugët e fitores”, ka shkruar mes tjerash Sugarevski.
Ai shton se do të mbesë socialdemokrat dhe se do t’i qëndrojë besnik partisë duke vënë në dispozicion veten për angazhim në të ardhmen.