Shkup: Dje 144 gjo*ba për shkeljet e rregullave në komunikacion


Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar me aksionet e përforcuara në komunikacion.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e Shkupit, dje janë shqiptuar 144 gjoba, prej të cilae 42 për vozitje të shpejtë, 19 për vozitje pa leje, katër për kalim në dritën e kuqe të semaforit, dhe 53 për parkim të parregullt.

“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë. Apelojmë te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.