Ministria e Kulturës: Afati për aplikim në konkurset vjetore skadon të shtunën pasdite


Në vijim janë konkurset vjetore të Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e projekteve nga interesi kombëtarë në kulturë për vitin 2022, këtë vit për herë të parë po vijon në mënyrë elektronike.
Ministria rikujton se afati për paraqitje skadon më 6 nëntor, të shtunën, në ora 12 pasdite, kur automatikisht do të mbyllet aplikacioni.

Konkurset vjetore u shpallën më 4 tetor. Prej atëherë, Ministria e Kulturës është në kontakt të vazhdueshëm me shfrytëzuesit përmes linjave telefonike të hapura dhe e-adresave të dedikuara për mbështetje teknike të aplikuesve.

“Shprehim kënaqësinë nga komunikimi i përbashkët që është në dobi të gjithë neve. Në vijimësi po i zgjedhim çështjet e hapura me qëllim që secili aplikacion të jetë i suksesshëm dhe çdo përdorues më lehtë të kryej paraqitjen. Siç paralajmëruam, me këtë aplikacion përshpejtohet i gjithë procesi – nga paraqitja deri tek përgatitja e vendimit. Me mbylljen dhe dërgimin e paraqitjes, secili shfrytëzues në mënyrë automatike merr numër të Arkivit dhe e-adresës të tij. Kështu, mund të informohemi se deri më sot kanë arritur rreth 600 paraqitje”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Nga ana e Ministrisë së Kulturës është ndërmarrë gjithçka, që procesi të zhvillohet pa ndërprerje. Afati skadon për më pakë se katër ditë, prandaj apelon tek aplikantët që ti dorëzojnë fletëparaqitjet me kohë, në mënyrë për të dhënë hapësirë të gjithë së bashku për zgjedhje të mundshme të problemeve të caktuara, nëse ekziston mundësia për ta korrigjuar atë deri fund të afatit.

Ministria e Kulturës, deri në afatin përfundimtar për paraqitje është e hapur për lehtësimin e procesit dhe për përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve. Edhe një herë bëjmë apel për arsye praktike dhe teknike të mos pritet në momentin e fundit për dorëzimin e paraqitjeve, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.
Informacione më të hollësishme në ueb-faqen: www.konkursi.kultura.gov.mk.