Partnerët e koalicionit qeveritar, kanë kërkuar nga kryeministri Zaev të mbetet në krye të Qeverisë dhe shumica aktuale të vazhdojë punën deri në fund të mandatit. Nuk dihet ende se cili është vendimi përfundimtar i Zoran Zaevit i cili mbrëmë njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të LSDM-së, pas disfatës në zgjedhjet lokale.
Takimi ka zgjatur rreth tri orë. Partnerët i kanë kërkuar kryeministrit Zaev që Qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara, përfshirë edhe çështjen e hapur me Bullgarinë dhe integrimet në Bashkim Evropian.