Ngritet aktak*uzë ndaj menaxherit të Taynës, dyshohet se go*diti me dorezë të re*volës një person


Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve Rinor Hykolli dhe Sh.Xh., për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.H., “më 22 Korrik 2021, rreth orës 00:40 minuta, në diskotekën Stop, në Gjilan, me dashje dhe me përdorimin e dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., duke e goditur me dorezë të revoles në pjesën e pasme të kokës, e më pas e ka goditur me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat i njëjti ka kërkuar tretman mjekësor”, njofton prokuroria.

I pandehuri Rinor Hykolli, sipas kërkesës së prokurorisë gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 03 Nëntor 2021 dhe me rastin e ngritjes së aktakuzës është propozuar që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit.
“Ndërsa, i pandehuri Sh.Xh., me dashje ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale, ashtu që me marrëveshje paraprake me të pandehurin R.H., e thërret të dëmtuarin L.B., duke e dërguar në vendin ku është kryer vepra penale”, përfundon njoftimi i prokurorisë.