Ky është shqiptari i parë fitues i medaljes para 85 viteve!

Milaim Pelivani

Duhet më shumë kujdes të shfletohet historia sportive. Shqiptarët gjithmonë janë shquar në sportet luftarake.  Xhudistja Majlinda Kelmendi (e artë në vitin 2016), Aziz Salihu, ish boksier (i bronztë 1984), ish-mundësi Shaban Tërstena (i artë në vitin 1984 dhe i argjendtë 1988), ish-mundës Shaban Sejdiu (i bronztë 1984 e 1988 e Luan Krasniqi (i bronztë 1996). Por bota shqiptare njeh edhe një sportist botëror para më së 85 viteve. Në faqen e Wikipedia shkruhet për historinë e një sportist shqiptar,  pra mundës që u stolis me medalje në vitin 1931 në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas faqes së Wikipedia ai është Kampion botëror në mundje në Lojërat Olimpike në Çikago. “Milaim Pelivani lindi më 1895 në Çegran të Gostivarit, Perandoria Osmane (sot Republika e Maqedonisë). Milaim Pelivani është regjistruar në memorjen historike, si një ndër sportistët e parë shqiptarë [1]. Në vitin 1931 me rastin e fitores si kampion botëror në lojërat olimpike në Çikago ngriti flamurin shqiptar, flamurin kuq e zi me shqiponjën dy-krenare. Prandaj edhe mbeti figurë e çelikosure që e njeh historia edhe për guximin që kishte në rrugën e kauzës dhe kombit.

Kemal Ataturku i ndalojë që Milaimi te merret me mundje, nga që e turpëroi Turqinë, sipas gjykimit të Ataturkut, pasi Milaimi si kampion i Lojërave Olimpike të vitit 1931, ishte pjesë e ekipit të Turqisë dhe në momentin e marrjes së medaljes kërkoi që të ngrihet flamuri kombëtar dhe të këndohet himni i Shqipërisë.”, shkruan faqja e Wikipedia. Kjo çështje duhet studiuar fije e për pe nga profesionistët e sportit, sepse duhet zbuluar saktësisht, për faktin se Lojërat Olimpike sipas asaj i bie që janë mbajtur në vitin 1932.  Kjo duhet hulumtohet mirë, sepse me 1931 nuk ka pasur Lojërat Olimpike, por duhet të saktësohet se ishte kampion bote apo çfarë niveli të madh kishte gara atëbotë. 

Mirëpo, në faqe e Wikipedia shkruhet se Pelivani është kampion botëror në Lojërat Olimpike në Çikago, kështu që historia duhet hulumtohet deri në rrënjë dhe t’i gjejmë gjithë kampionët shqiptar.