Ilievski nga LSDM pranon humbjen në Kumanovë


Kandidati për kryetar të Kumanovës, Oliver Ilivski ka pranuar humbjen nga kandidati i pavarur por që ka marrë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Maksim Dimitrievski.

“Në këtë moment dua t’i uroj fituesit dhe t’i porosis që Kumanovën ta udhëheqin mirë, të bëjnë investime dhe programin tonë e kanë në dispozicion”, tha Ilievski.