Ndihma e shpejtë sërish në “Big Brother”, përkeqësohet gjendja e Arjola Demirit


Aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri nuk është ndjerë mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Pas një debati të nisur nga Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, ajo kërkoi nga dyshja që të ulin tonet e zërit pasi nuk ndihej mirë, por nuk pati asnjë reflektim. Ndaj dhe gjendja e saj u përkeqësua.

Arjola u largua nga pjesa e banorëve në gjendje jo të mirë, e që u desh ndërhyrja e mjekëve për të kontrolluar gjendjen e saj.

Kjo nuk është hera e parë që kërkohen mjekët brenda shtëpisë, pasi dhe javën e shkuar pas natës së spektaklit gjendja shëndetësore e këngëtares Fifi u përkeqësua dhe intervenuan mjekët.