“E nxori ar*mën…”/ Menaxheri i artistëve rrëfen si Fero e su*lmoi në studio, truproja e reperit kërc*ënoi: “Mos u afro se t’vr*aj“.

Ditën e sotme showbizi shqiptar pati një tronditje të madhe!
Reperi kosovar, Feronit Shabani, i njohur në publik si FERO bashkë me truprojën e tij ditën e sotme u tha se dyshohej që kanë sulmuar në studion e tij producentin Jetmir Agaj.

Burime nga policia të gazetës Sinjali kanë deklaruar se në sulm është përdorur edhe një armë e zjarrit nga truproja e Feros, Bujar Ibishi.
Jetmir Agaj në një prononcim për gazetën ka rrëfyer ngjarjen që ndodhi në studion e tij dhe arsyet se pse u sulmua.
Ai tha se Fero i shkoi në studio dhe i tha se “pse nuk po më thirrë me punu bashkë”. E në momentin që Agaj ia ka kthyer se “kemi punë të tjera”, ai e ka goditur me armë në kokë.

“Kam qenë në studio, duke punu me artista t’mi, edhe veç ka hy (Fero) në studio, edhe më tha “pse s’po më thirrë me punu”. I thash kemi punë tjera. Ai më tha une vi kur du, une i thash ndërro qasjen. Aty e nxori revolen e sigurimit tij, m’ka goditë në kokë. Edhe janë largu, kanë ikë nga studio. Më tha mos gabo me lajmëru këtë rast. Veç pse i kam thënë qe nuk të bëj këngë në studio. Edhe ma herët e kam refuzu. Azetin, Ledrin, Dhuratën e shumë të tjerë i menaxhojmë në “SBS Music Entertainment”. Probleme s’kemi. “, tha Agaj.
Ndërsa pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros mësohet se ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.