Shqipëri: Babai dhu*non vajzën e mitur në Kamëz


Çmendet një burrë në Kamëz. Burime bëjnë me dije se një burrë, përveç dhunës fizike, ka dyshime nga policia se 27-vjeçari R.K të ketë abuzuar edhe seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Mësohet se vajza ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka vënë në pranga dhunuesin. Denoncimi i tij është bërë në polici nga bashkëshortja. Pritet që fëmija ti nënshtrohet kontrolleve mjekoligjore për të zbuluar abuzimin që është bërë ndaj saj.

Kjo është një nga ngjarjet më tronditëse që ka ndodhur në vend, ndërkohë që nuk dihet nëse personi i arrestuar ka ushtruar herë të tjera dhunë në familje.