Vaksinimi për dozën e tretë ka stërmbushur poliklinikat e kryeqytetit. Interesimi i qytetarëve për imunizim anti kovid ka shkaktuar mbingarkesë të personelit mjekësor. Në Poliklinikën “Jane Sandanski” në Aerodrom të Shkupit përveç banorëve të zonës kishte edhe qytetarë të fshatrave për rreth. Kjo për arsye se në Draçevë doza e tretë këtyre ditëve nuk jepej.
“Ja unë jam nga Draçeva! Kur ishit atje në Draçevë? Dje isha! Në çfarë kohe ishit, ja tani do ti marr në telefon. Unë po të them se dje aty nuk na dhanë. Unë e udhëheqi atë punë nuk ka këtu dilema. Rreth drekës, po. Atje në punojmë deri ora 13:30. Unë e di deri në sa punoni sepse për Draçevën po ju them.”
Drejtori i Poliklinikës, i cili udhëheqë edhe pikën e vaksinimit në Draçevë, pas debatit me pacientët se mund të vaksinohen edhe atje, merr sqarim nga mjekët atje se ka pasur ndërprerje të përkohshme.
“Vaksinimi po zhvillohet disi më qetë duke krahasuar më ditët që lamë pas, ku kishim turma të shumta. Tani interesimi më i madh është për dozën e tretë të pacientëve që para 3 muajsh kanë marrë vaksinat Sputnik dhe Sinovac.”, tha Bore Radev, Drejtor i Poliklinikës “Jane Sandanski” – Shkup.
Nga ana tjetër qytetarët thonë se është e rrezikshme të tubohen në hapësira të brendshme gjatë pritjes për vaksinim, sidomos të moshuarit.
“Për udhëtim më të lehtë por tani e kuptoj se nuk do të ketë asgjë sepse për dozën e tretë nuk e japin kodin siç e kemi për dy të parat. Vaksinat kineze gjysma Evropës nuk i njeh.”
“Për sigurinë tonë dhe mendoj se do të jemi të mbrojtur. Nuk jemi aq të sigurt por në një far mënyre do të jemi më të mbrojtur. Jemi të moshuar dhe kështu vendosë.”
“Për shkak se ishim të vaksinuar me kineze dhe na thanë se pas tre muajsh imuniteti do të ulet prandaj për sigurinë tonë”.
Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 4,797 qytetarë prej të cilëve 734 me dozën e parë, 876 janë rivaksinuar dhe 3,187 të tjerë kanë marrë dozën e tretë. Duke përfshirë 28 tetorin mbi 1,6 milion doza vaksinash janë dhënë në gjithë vendin ose mbi 804 mijë qytetarë të prej tyre 774 mijë të rivaksinuar dhe mbi 27 mijë kanë marrë dozën e tretë.