Faton Ahmeti nga sheshi i Tetovës: Vizionet dhe misionet tona janë afatgjate dhe nuk bëhen brenda natës

Shefi i shtabit komunal të BDI-së për komunën e Tetovës, Faton Ahmeti në fjalimin e tij para qytetarëve sonte ka shprehur se do të triumfojnë ditën e Diel duke siguruar se komuna do të mbetet në duar të sigurta.

“Vizionet dhe misionet tona janë afatgjate dhe nuk bëhen brenda natës, prandaj BDI është brend politik i shqiptarëve dhe jo parti eksperimentuese ku varësisht rrethanave ndryshojnë edhe ideologjinë. Se ne jemi në hap me partitë e zhvilluara europiane e dëshmon edhe Agjenda jonë e gjelbërt të cilën e kemi plasuar dhe do ta jetësojmë në të gjitha nivelet e pushtetit”, ka theksuar Ahmeti.