Ambasada e Bullgarisë në vend ka dërguar kërkesë deri tek Ministria e Drejtësisë dhe ministri Bojan Mariçiç që këshilltar i ambasadës të vizitojë në bu*rg biznesmenin Jordan (Orce) Kamçev, i cili nga muaji mars është në parabu*rgim në bu*rgun e Shutkës, për rastin “Parcelat në Vodno”.
Për këtë sot informoi gjykatësi Ilija Trpkov, i cili udhëheq procesin gjyqësorë dhe dha pajtueshmëri për realizimin e vizitës.
“Është një notë verbale e dorëzuar nga Ambasada bullgare me kërkesë deri tek Ministria e Drejtësisë që të lejohet këshilltari German Vançev të vizitojë shtetasin e Republikës së Bullgarisë, Jordan Kamçev. Kam dhënë leje që kjo vizitë të bëhet, ashtu si edhe për Jan Figelin, edhe pse atëherë dokumentet përmbanin vetëm një fotokopje të pasaportës së tij diplomatike”, tha gjyqtari Trpkov.
Sipas paralajmërimeve, takimi do të ndodh me 5 nëntor. Ndryshe, përveç Kamçevit, të akuzuar për pastrim parash në rastin “Parcelat në Vodno” janë edhe Nikolla Gruevski, Ratka Kamçeva dhe dy persona, si dhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili akuzohet për ndihmë.