Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç paralajmëroi se do të ketë rritje të buxhetit për gjyqësorin dhe prokurorinë, përcjell Alsat. Mariçiç deklaroi se do të ketë rritje të pagave për gjyqtarët dhe prkurorët, por edhe punësime të reja në gjyqësorë, me qëllim përmbushjen e mungesës së kuadrit në këto institucione.
“Lidhur me konstatimin se ka një ulje prej rreth tetë për qind në Buxhetin e Gjyqësorit në vitin 2019 krahasuar me buxhetin e vitit 2020, sqarojmë se nuk bëhet fjalë për ulje të mjeteve operative në Buxhetin e Gjyqësorit, por se kjo diferencë vjen për faktin se në Buxhetin e Gjykatës për vitin 2019 ishin paraparë edhe 120 milionë denarë shtesë për pagesën e kompensimeve për punonjësit që fillimisht kishin paditur ndërsa më pas kanë tërhequr paditë pas marrëveshjeve të arritura për pagesën e kompensimit shtesë në pagë”, tha mes tjerash Mariçiç për “Utrinski Brifing”.