Ministria për Punë të Brendshme informon se në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, (31 tetor), banorët e të gjitha komunave që do të votojnë në raundin e dytë do të mund të tërheqin letërnjoftime edhe gjatë ditës së shtunë dhe të diel.
Departamenti i Çështjeve Civile, përkatësisht drejtoritë për punë administrative të kësaj njësie organizative në kuadër të MPB-Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në kuadër të tyre më 30.10.2021 do të punojnë në pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar të rregullt nga ora 08.00 deri në 16.00.
Ndërkaq nga rajoni i Shtipit do të punojnë njësitë në Koçani, Berovë, Dellçevë, Probishtip dhe Shën Nikollë.
Nga njësitë rajonale në kuadër të Manastirit do të punojnë : Njësiti në Manastir, Resnjë, Demir Hisar dhe Makedonski Brod.
Në rajonin e Strumicës do të punojë njësiti në Strumicë, Gjevgjeli dhe Radovish.
Njëkohësisht, Departamenti për Çështje Administrative në Shkup do të punojë për pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar të rregullt të punës nga ora 08.00 deri në 16.00 vetëm në objektin e RTVM-së më 30.10.2021 (e shtunë).
Të dielën, më 31 tetor 2021, të gjitha njësitë organizative kompetente të listuara do të punojnë vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar të punës nga ora 07.00 deri në 19.00, duke përfshirë edhe pikat e shpërndara në Shkup (Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë).