Ahmeti i drejtohet komuniteti turk: “Lu*fta çlirimtare ua solli të drejtat të gjitha komuniteteve”

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga Kryeparlamentari, z. Talat Xhaferi, zv.kryeministri i parë, z.Artan Grubi dhe kandidati për Kryetar komune në Gostivar, z. Nevzat Bejta takuan pjesëtarët e komunitetit turk në qytetin e Gostivarit.

Në fjalimin e tij, Ahmeti potencoi që në vtin 2001 komuniteti turk nuk kishte përfaqësues në negociatat për Marrëveshjen e Ohrit, sikurse nuk kishin vllehët, boshnajkët apo romët e as përfaqësuesit e feve dhe nacionalitete më të vogla.

“Unë nuk jam politikan që vijë nga ekranet televizive, ju e dini të gjithë se nga vijë. Unë vijë nga mali së bashku me bashkëluftëtarët e mijë. Pas luftës kur kam hyrë në politikë, nuk e kisha menduar se një ditë se si politikan do dal të flas për projekte, ekonomi pasi ne nuk kishim asnjë garancë që ne do mbijetojmë. Përfaqësues i të gjithëve isha unë dhe me NATO, BE, Amerikë bëra atë që kam bërë për të gjithë, sepse vetëm si të barabartë mund të ecim para. Atëherë ju garantojë që asnjëherë se një ditë do të beëhem kryetar i një partie dhe do dal para jush, por kërkoja drejtësi për të gjithë ata që iu mungonte drejtësia”, tha Ahmeti.

Sonte, tha ai, kam ardhur para jush për të kërkuar mbështetje për një kapitull të ri, agjendën tonë të BDI-së, kapitull që kërkon shumë angazhim dhe ekspertë për ta zbatuar.

“Pa bashkëpunim të fortë me komunat, kjo platformë do të ketë pengesa. Isha në Çegran para se të vijë këtu dhe kuptova diçka se Çegrani katër vite kishte kërkuar një stadium, qeveria paratë i kishte ndarë por kryetari i komunës e kishte bllokuar këtë investim. Po fillon punën Korridori 8 në fund të nëntorit që lidh dy brigjet, Detin e Zi dhe Adriatikun, Ankara-Durrës. 30 vite ky korridor është sabotuar për tu ndërtuar. Gazifikimi që kalon nga Taxhikistani për në Evropë, ka mbëri në Gostivar dhe do të vazhdojë për në Korçë të Shqipërisë. Malin Sharr e bëmë park kombëtar, në detaje e kemi projektin për kanalizim dhe grumbullim të mbeturinave, kanë kaluar si projekte në qeveri. Për të marrë, fituar, sjellur në vend mbi dy miliardë euro nga jasht, na duhet bashkëpunimi i komunat, pa to nuk mund të realizohen këto projekte”, shtoi Ahmeti, sipas të cilit, për këto projekte këtu kemi ekspertë nga Bashkimi Evropian.

“Dëgjoj se bëjnë koalicione, por ne nuk bëjmë koalicione për tendera, kemi koalicione me qytetarët, unë vetë kam pëlqyer të zgjasë dorën për bashkëpunim me komunitetin turk e boshnjak. E kam hedhur vetë furmën time për ta bërë gjuhën turke zyrtare në Kërçovë, nuk e bëjm për vota por për barazi të plotë. Të gjitha premtimet e dhëna do bëhen dhe më besoni se për ju si komunitet unë jam nagazhuar më shumë. Këto punë që na presin hajde ti bëjmë bashkë, kemi investuar 20 vite për njerëz , dimë mundemi dhe platforma jonë është platformë për jetë”, tha Ahmeti para banorëve të komunitetit turk në Gostivar.