Presidenti i Bullgarisë, Ruman Radev paralajmëroi politikë të re ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ai sot kishte takim me shoqatat bullgare nga Maqedonia e Veriut. Fokusi është i njëjtë, ndërsa presidenti bullgar deklaroi se Bullgaria nuk do të lëshojë pe për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, derisa të zgjidhet çështja bullgare në Maqedoni,
Para më pak se një muaji edhe shoqatat e Maqedonisë në Bullgari miratuan Deklaratën ku kërkohet që Sofja të ndalojë mohimin e tyre, diskr*iminimin dhe asimilimn.
Nënkryetarja bullgare e Komisionit të përbashkët mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për histori, Ilijana Jotova tha se Marrëveshja për fqinjësi të mirë nuk është e mirë për shkak se është i përgjithshëm dhe nuk po realizohet.