Maqedoni- Itali: Bashkëpunim i shkëlqyer në sferën e kulturës (FOTO)


Maqedonia dhe Italia kanë bashkëpunimin të shkëlqyer që në periudhën e kaluar është karakterizuar me realizimin e një sërë projektesh dhe ftesash të artistëve nga Maqedonia dhe Italia në manifestimet e të dy vendeve, vlerësuan në takimin e sotëm ministri i Kulturës, Asaf Ademi dhe ambasadori italian Karlo Romeo.

Ministria njoftoi se  është nënshkruar Programi i katërt me radhë i bashkëpunimit në sferën e kulturës, arsimit dhe shkencës mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë gjatë periudhës 2016-2019, me anë të së cilës gjatë vitit konkretizohen aktivitetet që do të realizohen.

“Shkëmbimi i projekteve dhe artistëve ekziston në të gjitha veprimtaritë kulturore, në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, dramës, botimit dhe artit figurativ. Bashkëpunim të spikatur ka edhe në veprimtarinë filmike, ku është nënshkruar edhe Marrëveshja për zhvillimin e projekteve me kooproduksion mes Drejtorisë së Përgjithshme të Filmit, pranë Ministrisë së kulturës dhe aktiviteteve kulturore të Republikës së Italisë dhe Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë”, informojnë nga Ministria e Kulturës.

Në vitin 2018 Ministria e Kulturës ka mbështetur një sërë aktivitetesh për promovimin e kulturës të Maqedonisë në Itali, si: Opera dhe Baleti i Maqedonisë ka ftesë në Leçe; pianistët maqedonas, Peter Makarievski dhe Dani Zhogovska do të interpretojnë në skenat në Romë, ndërsa Ines Nedellkovska do të marrë pjesë në garën e artistëve, muzikantëve të rinj në Bari. Mes aktiviteteve të tjera do të ketë edhe prezantime në artin figurativ në Trieste.