Anëtari i KSHZ-së i deleguar nga Aleanca për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka fituar betejën kundër vendimit të fundit të KSHZ, me të cilin shpalleshin të vlefshme fletëvotimet pa vulë. KSHZ dje solli vendimin për ndryshimin e udhëzuesit pas çka, Lloga reagoi me shkrim duke paralajmëruar edhe denoncim në Gjykatën Administrative. Sot, KSHZ thiri seancë të re me iniciativë të anëtarit Krenar Lloga ku ai arsyetoi shkeljen ligjore që është bërë me vendimin e djeshëm. Pas këtij diskutimi, KSHZ solli vendim të ri me të cilin anuloi vendimin e djeshëm. Pas kësaj beteje ligjore në KSHZ, fletëvotimet pa vulë do të vazhdojnë të cilësohen si të pavlefshme. Në arsyetimin e tij, anëtari i ASH-së në KSHZ, Krenar Lloga, tha se vendimi është sjellë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe pas përfundimit të rrethit të parë zgjedhor.
Ballina Lajmi i Dites Lloga fiton betejën kundër fletëvotimeve pa vulë, KSHZ anulon vendimin e djeshëm