Ndaj V.R. (86) nga Shkupi me mashtrim i janë marrë 18 mijë denarë derisa ka qenë në kompleksin e klinikës “Nënë Tereza”, njofton MPB-ja.
Mashtrimi është kryer nga një person i panjohur, pasi është zbuluar se për çka ka ardhur V.R., i ka thënë se do të duhet të bëjë incizim në Klinikën e radiologjisë dhe për këtë duhet t’i japë 4 mijë denarë. V.R. nuk e ka poseduar me vete shumën e kërkuar, ndërsa më pas bashkë kanë shkuar në bankomat.
Mashtruesi me kartelën e V.R., ka nxjerrë një shumë të caktuar, ka marrë paratë dhe ia ka kthyer kartelën të dëmtuarit. Pasi janë kthyer në Klinikën e radiologjisë i ka thënë V.R, që ta presë, me çka ai është larguar dhe nuk është kthyer.
V.R., dje ka nxjerrë raport nga banka dhe ka vërejtur se më 13 korrik nga kartela kreditore në dy orvatje janë nxjerrë gjithsej 18 mijë denarë, ndërsa rastin e ka paraqitur dje. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e autorit.