Mungesa e ujit dhe furnizimi i qytetit me ujë ka qenë një temë për të cilën u diskutua ashpër në debatin e sontëm mes Bilall Kasamit dhe Teuta Arifit, kandidat të cilët garojnë për komunën e Tetovës në rethin e dytë zgjedhorë që do të mbahet me 31 tetorë.
Kreu i Lëvizjes Besa, ka thënë se me ardhjen e Besës për katër vite problemi I ujit do të jetë I harruar.
“Nuk kam takuar qytetarë të cilët nuk janë ankuar për mungesën e ujit. Ka ndodhur që në një banesë të shoh mbi 20 bidona me ujë dhe në të njëjtën ishin dërguar mbi 6 fatura për të paguar. Për çdo 9 litra ujë, faturohet vetëm një litër. Vetëm 10% e ujit faturohet dhe shtrohet pyetja se ku shkon ky ujë. Kemi ujë më kualitatik dhe jemi në rrezë të malit e ne realisht s’kemi ujë, kjo është turp. Është një problem I shekullit të kaluar.Problemi I Tetovws wshtw keqmenaxhimi I ndwrmarrjes dhe mos ruajtja e ujit. Edhe me kwtw qw kwto e kanw evidencw, mbi 50 pwrqind humbin. Komunws dhe ndwrmarjeve u duhet menaxher, sepse ndwrmarjet dhe komuna po keqmenaxhohet”, deklaroi Kasami