Kasami: Do të ndërtojmë fabrik për reciklim të mbeturinave, Tetova do të bëhet eko-komunë


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, njëherit kandidat i kësaj partie për Tetovën ka vazhduar me aktivitetet e tij për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Para fillimit të konferencës Kasami tha se në vendin ku u zhvillua ky takim me mediat 30 minuta më herët kishte deponi, me të marrë vesh se Kasami do të del aty mini-deponia është pastruar.

Tha se nëse është e nevojshme do t’i vizitoj të gjithë këto vende vetëm e vetëm të pastrohen. Tha se të mirat e Besës në këtë rast po shihen, sepse siç deklaroi për të mos u dukur “keq” para mediave Arifi ka pastruar vendin ku ndodh ngjarja. Deklaroi se nën menaxhimin e Teuta Arifit, Tetova që dikur ishte qyteti më i bukur është shndërruar në qytet katastrofal me ajër të ndotur e me mbeturina gjithandej.
“Si rezultat i keq menaxhimit Komuna e Tetovës ka probleme elementare me grumbullimin, bartjen dhe sistemimin e mbeturinave kjo ka mundësuar formimin e mini-deponive të egra brenda qytetit ashtu siç ishte pas nesh deri para pak çastesh.”, deklaroi Kasami.