Bekteshi: “Nuk është shpallur krizë energjetike në vend, deri në fund të viti nuk ndryshon çmimi i energjisë elektrike”


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencë për media tha se është mbajtur mbledhje e Komisionit për shpallje eventuale të krizës energjetike në vend me operatorët energjetik dhe se është sjell vendimi që mos të shpallet krizë energjetike. Ai tha se deri në fund të vitit çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë.
Ai tha se ata si qeveri janë të përgaditur për të ndërmarr masa nëse ka nevojë, megjithatë sipas tij, ka energji të mjaftueshëm dhe nuk do të ketë nevojë për intervenime.
“Jemi të përgatitur si qeveri t’i ndihmojmë MEPSO-s që të blejnë energji elektrike në tregun e lirë nëse paraqitet nevoja”, u shpreh Beketeshi.