Taravari dhe Mickoski “pinë çaj” në Gostivar

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili po garon për mandatin e dytë për të parin e Gostivarit kanë “pirë çaj” së bashku në Gostivar.
“Në çaj në Gostivar, me kryetarin aktual dhe të arshshëm Arben Taravari, bashkërisht, të bashkohemi për ardhmëri të re e cila vjen së shpejti”, shkroi Mickoski në Facebook.

Kujtojmë se VMRO-DPMNE dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale. Mbështetjen e ndërsjellë në komunat ku kandidojnë secila palë, e kanë riafirmuar edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 31 tetor.