Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, rreth një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se rinia ishte kryefjala e kësaj fushate zgjedhore e veçanërisht rinia e Gostivarit. Ai shtoi se rinia e Gostivarit ka nevojë për qytet të mundësive, qytet që përputhet me idetë progresive rinore, i pranon dhe i zbaton ato. Të mirë, të edukuar, të mençur, të bukur, të ditur, entuziast dhe kreativ, të gjithë më përmbushën me energji sot dhe bashkë me ta dhe për ta do ta rinojmë dhe fuqizojmë Gostivarin, ka thënë Grubi.
Postimi i plotë i Grubit:
Rinia ishte kryefjala e kësaj fushate zgjedhore, në veçanti në Gostivar.
Energji e jashtëzakontë pozitive mbretëron në Gostivar sepse kjo rini ka nevojë për qytet të mundësive, qytet që përputhet me idetë progresive rinore, i pranon dhe i zbaton ato.
Të mirë, të edukuar, të mençur, të bukur, të ditur, entuziast dhe kreativ, të gjithë më përmbushën me energji sot dhe bashkë me ta dhe për ta do ta rinojmë dhe fuqizojmë Gostivarin.
🤟💚3️⃣