Danella dhe Stevçe: “Banorët e Sarajit janë dilerë të dr*ogës”


Kandidati i subjektit politik GROM, Stevço Jakimovski që garon për pozitën e të parit të Karposhit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, mbrëmë në takimin që ka realizuar me banorët e Zhdanecit së bashku me Danella Arsovskën, kandidaten e VMRO-së për Qytetin e Shkupit ka ofenduar qytetarët e Sarajit duke i quajtur dilerë të dro*gës dhe duke aku*zuar se po jepen shuma parash që të blihen vota kundër tij dhe Arsovskës.
“Shumë më e madhe parash nga dilerë të dr*ogës nga Saraji janë marrë sot për të blerë vota në Karposh dhe ato mjete janë bartur me vetura të policisë intervenuese.” – ka deklaruar mes tjerash Jakimovski.