Kjo është metoda e kopjimit që përdori një vajzë në provim


Për studentët vera lidhet me sezonin e provimeve dhe stresin që ato sjellin.
Studentët përpiqen që të përdorin mënyra nga më të ndryshmet për të kopjuar, por shpesh herë ato nuk funksionojnë.

Kështu, një studente ka menduar një zgjidhje ”djallëzore” për të mbajtur mend formulat e fizikës.
Studentja, e cila është nga Britania e Madhe i ka shënuar formulat në copa të vogla letre, të cilat i ka vendosur në anën e brendshme të thonjve.

Për këtë gjest ndaj vajzës kishte shumë persona qe e priten me kritika, mirëpo kishte edhe nga ata që e përgëzuan për shkathtësinë.
Ndërkaq, edhe në Kosovë ka raste të tilla të kopjimit, në pjesën ku zakonisht shkruan përmbajtja e ujit apo ipen udhëzime të tjera, dikush prej studentëve i patë shkruar definicionet nga një lëndë e caktuar mësimi.

Dukuritë e kopjimit janë të theksuar edhe nëpër universitete, ku ka pasur raste që muret e fakulteteve janë mbushur me shkrime e definicione të tilla mësimore.