Kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit, e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Danella Arsovska dhe kandidatët e koalicionit ASH-AAA për Çairin Bekim Sali dhe për Gostivarin Arben Taravari sot janë takuar në Çarishinë e Vjetër të Shkupit. Siç bëhet e ditur të tre kandidatët kanë ndarë përvojat nga rrethi i parë i zgjedhjeve dhe presin fitore në rrethin e dytë më 31 tetor.