Kim Kardashian feston ditëlindjen e 41-të


Ylli i “Keep Up With The Kardashians” dhe themeluesja e markës “SKIMS”, Kim Kardashian u bë 41 vjeçe të enjten.
Nëna e katër fëmijëve mori urime të shumta nga familja e saj e famshme në rrjetet sociale në ditën e madhe, shkruan DailyMail.

Një nga të parat ishte nëna e saj Kris Jenner, e cila tha se e ‘dashuronte’ ish-gruan e reperit Kanye West, teksa renditi atributet e saj të shumta si kujdesi për familjen dhe vendosja e qëllimeve në jetë. Jenner më pas i uroi vajzës së saj më të mirat në jetë.
“Gëzuar ditëlindjen vajzës time të bukur Kim Kardashian”, shkroi fillimisht Kris.

Ajo pastaj shtoi se vështirë se mund ta besojë se sa shpejt kalon koha.
“Ju jeni në kulmin e jetës suaj me katër fëmijë të mrekullueshëm dhe jetoni jetën tuaj më të mirë!”, tha nëna e vajzave Kardashian/Jenner në postimin e saj.

“Jeta juaj është aq e mbushur me gjëra të mahnitshme që ju pëlqen të bëni, veçanërisht për familjen tuaj, fëmijët tuaj dhe për të tjerët që as nuk e dinë që ju po i ndihmonit ata”, shtoi ajo.

Jenner më pas tha: “Ti je gjithmonë në lëvizje, duke bërë gjëra për mua, për vëllezërit e motrat e tua dhe për të gjithë familjen tënde. Sa me fat jemi që ju kemi në jetën tonë”.
Kris më pas renditi të arriturat e vajzës së saj më të famshme: “Ti je nëna, vajza, motra, tezja dhe e besuara më e mahnitshme”.