Bashkëpunimi i Komunës së Tetovës me Qendrën e Kujdesit Ditor për personat me nevoja të veçanta dhe sektori joqeveritar do të zgjerohet në të ardhmen në mënyrë që nxënësit e shkollave të mesme me nevoja të veçanta të marrin asistent personal në mënyrë të përfshihet në arsim, paralajmëroi kryetarja Teuta Arifi gjatë vizitës së sotme në këtë institucion. Ajo kujtoi se deri më tani, ishte një prioritet i lartë për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta nga shkollat fillore që në mënyrë gjithëpërfshirëse ta ndjekin procesin arsimor dhe në të njëjtën kohë të kenë asistent personal.
“Në të gjithë komunën tonë nuk ka fëmijë që ka një dokument që ka nevojë për asistent personal i cili nuk mbulohet kur flasim për moshën e arsimit fillor. Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme për ne që ta zgjerojmë këtë program me fëmijët e arsimit parashkollor. Programi ynë është që ta zgjerojmë këtë program në afatin e ardhshëm dhe në arsimin e mesëm në mënyrë që të kemi një proces tërësisht përfshirës për fëmijët dhe nxënësit që kanë këto nevoja”, tha Teuta Arifi.
Shoqata për ngritjen e vetëdijes psiko-sociale Imago-plus nga Tetova është përfshirë si partner në Qendrën e Kujdesit Ditor ku mësimet i ndjekin edhe fëmijët parashkollorë.
“Ata fëmijë që mund të përfshihen në kopshte dhe shkolla do të përfshihen. Për ata mbi 14 vjeç ne duam të hapim një shkollë të mesme për udhëzim dhe rehabilitim profesional që do të jetë e dobishme sepse këta fëmijë do të përfshihen në shoqëri. Falënderoj bashkëpunimin e Qendrës Ndër-Komunale për Punë Sociale dhe drejtorit sepse është krijuar një trekëndësh mes komunës, qendrës dhe shoqatës që e bën gjithë këtë punë”, tha Zemrijet Bella Vejseli, kryetare e Shoqatës Imago Plus.
Aktualisht në Qendër janë 35 fëmijë të moshës dy deri në 14 vjeç me nevoja të veçanta të cilët nuk mund të përfshihen në mësim të rregullt.