130 kompani nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Sllovenia ofrojnë mbi 500 vende pune në suaza të online Panairit më të madh rajonal për punësim i cili do të jetë i hapur deri më 20 tetor dhe i qasshëm 24 orë. Në konkurset mund të paraqiten personat me dhe pa përvojë pune. Ekonomistë, juristë, profesorë për mësim klasor në gjuhën maqedonase dhe shqipe, psikologë ose gjithsej 135 605 kërkues aktiv të punës janë të evidentuar në APRM deri më 30 shtator të këtij viti.
TË PAPUNËSUAR SIPAS MOSHËS
28 550 Persona janë të moshës deri më 29 vjeçe
54 654 Persona janë të moshës 30 deri në 49 vjeçe
52 401 Persona janë të moshës 50+
“Deri më 30.09.2021 në APRM në bazë të të ardhurave nga marrëdhëniet e punës janë evidentuar 16 215 persona të punësuar për të cilët ç ‘lajmërimi nga sigurimi i detyrueshëm social është regjistruar në periudhën kohore pas 11.03.2020, përkatësisht në periudhën e krizës së shkaktuar nga Kovid-19”, deklaroi Bojana Stevçevska, person përgjegjës për marrëdhënie me publikun në APRM.
Në APRM në bazë ditore ka rreth 6 000 vende të lira pune edhe gjatë kohës së Kovid krizës. Përveç profesionit të kohës bashkëkohore – programer, profesione që kërkohen janë bravandreqës, muratorë, saldator, montues, bukëpjekës.
“Të dhënat për vendet e lira të punës tregojnë se edhe në kushte të kovid krizës punëdhënësit kanë nevojë për punëtorë me profesione të ndryshme. Në bazë të konkurseve punëdhënësit kanë treguar interes për profesionet në vijim: programues, informaticien, komercialistë, administratorë, nëpunës administrate, shitës, rrobaqepës, kamerier, kuzhinier, punëtorë për lidhjen e armaturës dhe punëtorë i përgjithshëm”, tha më tej Stevçevska.
94 kompani janë në listën e objekteve afariste në procesin e falimentimit në Regjistrin qendrorë të RMV, nga fillimi i vitit deri më 4 tetor.