Vendi ka realizuar progres të mirë, veçanërisht në përgatitjen dhe zbatimin e Regjistrimit 2021, për herë të parë që nga viti 2002. Përmirësim ka në të gjitha sferat statistikore dhe harmonizimin me standardet e BE-së, edhe pse nevojiten përpjekje për përmirësimin e fushëveprimit dhe cilësisë së statistikës makroekonomike dhe sociale, thuhet në Raportin e KE-së për progresin e vendit në sferën e Statistikës – Kapitulli 18.