Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, në mbledhje me Kryetarët e Këshillave Vendore, ka diskutuar mbi procesin zgjedhor dhe përgatitjet për rrethin e dytë që do të mbahet me 31 tetor.
I pranishëm në mbledhje ishte edhe korrdinatori i njësisë së gjashtë zgjedhore, Talat Xhaferi, i cili faleminderoj strukturën e BDI për angazhimin në zgjedhjet e 17 tetorit, ku BDI shënoi rritje të jashtëzakonshme të votave.
Kandidati për Kryetar komune, Nevzat Bejta fillimisht faleminderoj aktivin e partisë për angazhim maksimal në zgjedhjet e rrethit të parë duke faleminderuar mbi 13 mijë qytetarët e Gostivarit që ia besuan votën për të drejtuar me komunën e Gostivarit.
Në fjalimin e tij, Kryetari i degës, Bashkim Hasani ka folur me rritjen e BDI në zgjedhjet lokale me mbi 1500 vota, për dallim nga zgjedhjet e vitit të kaluar, duke theksuar që rezultati për Këshillin komunal ka rikthyer fuqishëm BDI në skenën politike në Gostivar.
“Faleminderit për 13.190 qytetarët që votuan Nevza Bejtën. Faleminderit për 8.296 qytetarë që votuan BDI për Këshillin komunal. Për BDI kjo domethënë një rritje prej gati 1,500 vota në krahasim me zgjedhjet parlamentare 2020 përderisa oponenti politik ka shënuar ulje për 2.000 vota edhe pse një koalicion mes dy partive politike. Si subjekt politik pa koalicione, BDI doli partia e parë në këto zgjedhje në Gostivar. Kjo është një shenjë shumë e qartë se qytetarët e Gostivarit duan ndryshim”, tha Hasani, duke shprehur binden që në zgjedhjet e 31 tetorit do të shënohet fitorja historike për një Gostivar të blertë dhe modern.
Në mbledhje u diskutuat hapat e mëtejme për fitoren e 31 tetorit dhe u përmend bashkëpunimi edhe me subjektet të tjera politike që do të garantonte një fitore bindëse në rrethin e dytë zgjedhorë.