Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev njoftoi sonte se qytetarët kërkojnë mobilizimin e partisë.
“Njerëzit duan të shohin rezultate më të mira, por përkundrazi, e keqja kër*cënon. Ne jemi luf*ta kundër së keqes. Të gjithë ne, secili prej nesh. Qytetarët po kërkojnë mobilizimin tonë dhe ata do të marrin mobilizimin tonë”, tha Zaev.
Më tej, Zaev njoftoi se ata po hyjnë në raundin e dytë dhe po luf*tojnë për çdo qytet.
“Unifikimi është më i rëndësishmi tani”, theksoi Zaev.
Nga të zgjedhurit në raundin e parë, OBRM-PDUKM ka më së shumti kryetarë komunash – 21 kryetarë, ndërsa LSDM ka nëntë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka tre dhe DPTM ka një.