Ministra e Shëndetësisë ka publikuar shifrat ditore të të infektuarve me COVID-19.
Sipas ministrisë nga 1.668 testime, 107 kanë rezultuar pozitiv. Gjatë 24 orëve të fundit betejen me virusin korona e kanë humbur 19 persona dhe janë shëruar 247 pacientë.
Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, janë 6.759 raste aktive në vend.