Rr*ahje në Gostivar, policia qetëson situatën me të sht*ëna në ajër

Në Gostivar pas mesnate ka pasur rra*hje mes dy grupeve, ndërsa për*leshja është ndërprerë pas ndërhyrjes të policisë, pasi rasti ishte raportuar nga qytetarët, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

“Më datë 17.10.2021 në orën 02.40, në SPB Tetovë personi A.T. (25) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 00.40 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar pranë një objekti hotelerik pas një zë*nke ver*bale që kishin patur paraprakishte brenda lokalit me personat A.N. Dhe I.N. nga Gostivari, të njëjtit bashkë me disa persona të tjerë e kanë sul*muar fizikisht dhe me mjete të for*ta, kurse njëri prej tyre kishte nxjerrë një vj*et të mpr*ehtë me të cilin e kishte kër*cënuar. Pak më vonë, kishte ardhur edhe vëllai i tij M.T., por edhe atë e kishin sul*muar fizikisht. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, kishte gju*ajtur disa të sht*ëna paralajmëruese në ajër për të qetësuar situatën”, njoftojnë nga MPB.