Gostivar, deri në ora 10 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 1777 qytetarë


Autoritetet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Gostivar njoftojnë se deri në ora 10:00 jehona e votuesve ka qenë 2.19% ndërsa në numër 1777 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

“Nga të gjitha informacionet në të gjithë këshillet zgjedhore të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, mirëpo hasen probleme me aparatin biometrik të identifikimit mirëpo ai problem u zgjidh dhe procesi zhvillohet në të gjitha dispozitat ligjore. Nga të gjitha informacionet jehona e votuesve deri në orën 10:00 ka qenë 2.19% ndërsa në numër 1777 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e votëd”, thonë nga KSHZ Gostivar.