U vr*a para zgjedhjeve, familja e Astrit Ademajt del me një njoftim


Sot është ditë zie në familjen e ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj, pasi ai u vr*a më 8 shtator të këtij viti, për motive akoma të panjohura.
Pas vr*asjes së tij PDK ka vendosur të mos e kandidojë asnjë kandidat për komunën e Pejës, në këto zgjedhje lokale.

Teksa qendrat e votimit janë hapur që nga ora shtatë e mëngjesit, familja Ademaj ka ftuar qytetarët që në orën 12:00 të vendosin lule të varri i Astritit.
Kështu ka njoftuar vëllai i Astritit me anë të një postimi në Facebook.
Familja e Astrit Ademaj, ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga PDK, ka deklaruar se vr*asja e tij ndodhi për motive politike. Mirëpo prokuroria akoma nuk ka thënë asgjë mbi motivet.