Sot është një nga ditët më të veçanta për Aurela Gaçe, kjo sepse po feston ditëlindjen.
Këngëtarja e njohur e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe mbetet ndër më të dashura për publikun, sot ka mbushur plot 47 vjet.
Kështu bëri të ditur vet Aurela në një postim në Instagram, në të cilin tha se përkundër kësaj moshe ajo po ndihet si 27 vjeçe.
“Iku edhe një vit, sot 47 kokrra. Por si ndihem, kështu si 27 xhan, si tip flakë, si tip zj*arri”, ka shkruar Aurela në mbishkrimin e postimit.
Këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria pranoi urime të shumta nga miqtë, fansat dhe kolegët e saj.
Ndërkohë kujtojmë që Aurela po vazhdon të jetë aktive në muzikë, vetëm pak javë më parë publikojë bashkëpunimin me Stine “SFL”.