Kosovari vjen nga gyrbeti dhe ia merr jetën vetes – familjarët tregojnë tmerrin

ara dy ditëve, bashkë me familjen, kishte marrë rrugën nga Austria për në Kosovë. Por, me të ardhur në vendlindje, 27-vjeçari, Arlind Dudi, ia mori jetën vetes. Familja thonë se janë të shokuar nga ky rast dhe se nuk i dinë motivet e kësaj ngjarjeje. Tregojnë se i biri muaj më parë kishte qenë duke përdorur terapi kundër depresionit. Babai i të ndjerit, Agimi, për Express ka dhënë detaje nga kjo ngjarje e rëndë. Këtë rast policia e Kosovës po e konsideron si ‘vdekje e dyshimtë’.

Arlindi, 27- vjeçar kishte vite që jetonte ne Austri me familje. Por, para dy ditëve ai bashkë me prindërit, mori rrugë nga Austria për në Kosovë ku kishin vendosur që t’i kalonin pushimet e verës. Por, pushimet e familjes Dudi nga fshati Llaushë, komuna e Podujevës, nuk zgjatën shumë. Pushimi, kësaj familjeje, iu kthye në tragjedi. Djali i madh, Arlindi, e mbyti veten në oborrin e shtëpisë në vendlindje.

E pamja në fshatin Llaushë të Podujevës për vdekjen e Arlindit

Gazeta Express, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. Babai i Arlindit të ndjerë, Agimi, ka dhënë detaje të dhimbshme për këtë rast.
Ai shpjegon se si ndodhi e gjithë ngjarja.

“Na gjithë ditë dje kemi qëndruar këtu me Arlindin. Ne si gurbetqar që jemi u mundojsha me i tregu pak për qytetin edhe vendin këtu me e njoftu me njerëz. Si ndodhi, nuk e dimë as ne, është e papritur e pabesueshme”, rrëfen babi i të ndjerit.

Babi i Arlindit, Agimi

Agimi tregon se i biri i tij ditëve të fundit ka qenë pak i mbyllur. Por thotë se asnjëherë nuk kanë besuar që Arlindi do ta kryente një veprim të tillë.

“Ditëve të fundit ka qenë disi si i mbyllët. Por për këtë rast nuk ka qenë. Nuk e kam besu që kështu bën. I thosha Arlind për çdo problem flit me babin, sepse ka zgjidhje. Nuk kam mujtë me vërejte që shkon në atë ekstrem. Ne para dy ditëve nga Austria kemi ardhur për në Kosovë”, thotë prindi i tashmë të ndjerit.

Ai tutje rrëfen se gjatë gjithë ditës së djeshme deri në orët e pasdites kanë qenë duke shëtitur në qytetin e Podujevës bashkë me të birin.

“Pardje ne kemi ardhë në Kosovë. Unë e Arlindi dje gjatë gjithë ditës jemi shëtitur në qytet bashkë me nipa”, thotë Agimi.