Gostivari gangsta sonte. Ju vertet jeni bandita ma të mirë në këtë dynja. Kriminela, bandita, shuplaka, kërmilla bretkoca, e kanë bo hallakam vëllezër e motra. Kështu e nisi fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në tubimin përmbyllës të Bashkimit Demokratik për Integrim në Goativar ku u prezantua kandidati për kryetar, z. Nevzat Bejta dhe lista e këshilltarëve.
Ju vërtetë jeni banditat më të mirë në dynja. Kriminela…bandita…shuplaka…kërmilla….bretkosa…e kanë bë hallakamë vëllezër e motra. Edhe, Gostivarin e kanë bë hallakamë komplet hallakamë. Një kryetar që ofendon secilin prej jush nuk meriton të jetë aty, meriton ta cojmë te shpia, tha Grubi.