Pas pothuajse një ore debat, Kuvendi sot pasdite e miratoi rendin e ditës së seancës së 53-të në rend dite të së cilës janë edhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) me procedurë të shkurtuar, por spikeri Talat Xhaferi, pas vetëm disa pikash të kaluara, e ricaktoi për nesër.
Shkaku i anulimit të seancës, siç tha, është takimi i liderëve i cili është caktuar për në orën 18.
Seanca kuvendore për Kodin Zgjedhor për KSHZ-në duhej të vazhdojë sot, pasi dje nuk mund të votohej rendi i ditës, por u anulua për në orën 15 për shkak të mospasjes së kuorumit.
Rendi i ditës dje nuk u votua pasi që deputetët e VMRO-DPMNE-së tentuan që ta zvarrisin fillimin e debatit pasi shumica parlamentare e votoi nevojën për sjelljen e Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtuar për zgjedhjen e KSHZ-së.