Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni nga 2900 teste të kryera janë regjistruar 421 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 211 vetëm në Shkup.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 395 pacientë, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë.
Aktualisht në Maqedoni janë 6.602 raste aktive me Covid-19.