Në vend të “20%” do të shkruajmë “shqiptarë”, deklaroi Zaev

Macedonian Prime Minister Zoran Zaev gives a press conference in Skopje on October 19, 2019. - North Macedonia's prime minister on Saturday called for early elections after the European Union failed to open membership talks for his Balkan state, which had been the key goal of his administration. (Photo by Robert ATANASOVSKI / AFP) (Photo by ROBERT ATANASOVSKI/AFP via Getty Images)

Kryeministri Zoran Zaev nuk ka dilema se të gjithë aktorët politik do t’i pranojnë rezultatet e regjistrimit, meqë të gjithë qytetarët u regjistruan. Ai thotë se është i gatshëm që përkufizimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë si gjuhë të cilën e flasin 20% e popullsisë, është i gatshëm ta ndryshojë.

Po, jam i gatshëm, gjatë hapjes së ardhshme të Kushtetutës, “20%-shi” në shtet e që e dimë se janë shqiptarët që kur është shkruar… Ne nuk kishim të drejtë tani kur e hapëm Kushtetutën sepse e hapëm me një arsye dhe kjo ishte Marrëveshja e Prespës. Kur të vijë koha ta hapim Kushtetutën për çfarëdo arsyeje, “20%shin” do t’i shkruajmë shqiptarë sepse janë shqiptarët. Nuk ka të tjerë 20% në shtet dhe për këtë nuk kam dilema”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kryeministri më herët nuk e ka mohuar mundësinë edhe për përfshirjen në Kushtetutë të bullgarëve si etni që jeton territorit të vendit, ashtu siç e kërkon Republika e Bullgarisë. Nuk është thënë kur dhe si kjo do të realizohet.

Ndërkohë regjistrimi i popullsisë përfundoi në fund të muajit shtator por rezultatet e tij duhet të shndërrohen në statistika konkrete gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, kjo mund të bëhet shumë më shpejtë, pak ditë para ose pas vitit të ri.