Për shkak të mungesës së parkingut dhe parkimit vend e pa vend është krijuar një tollovi tejet e madhe në Qendrën Klinike Nënë Tereza.
Qytetarët akuzojnë edhe përgjegjësit e parkingut të cilët sipas tyre kanë lëshuar më shumë makina se sa që ka vende për parkim.
“Në këtë Qendër Klinike nuk ka vend për më shumë se 200 makina, ndërkohë që përgjegjësit e parkingut kam përshtypjen se kanë lëshuar më shumë se 400”, u shpreh një qytetar.
“Është turp, kjo që po ndodh. Më tepër se 20 minuta jemi duke prit në radhë për të dal nga spitali, turp”, tha një tjetër qytetar.